Kuvendi Komunal i Drenasit ka mbajtur mbledhjen e rregullt ne të cilën ishin të pranishëm, Kryetari i Komunës, z.Nexhat Demaku, kryesuesi i Kuvendit, z.Naim Bazaj, drejtorë te Drejtorive komunale, këshilltarët komunal, përfaqësues të OSBE-së, KFOR-it dhe nga shoqëria civile.
Mbledhjen e ka hapur kryesuesi i Kuvendit Komunal dhe i ka paraqit pikat e rendit të ditës që më propozim e anëtarëve të Kuvendit janë larguar dy pika nga rendi i ditës për tu diskutuar në mbledhjen e ardhshme që pritet të mbahet në fillim të tetorit të këtij viti, e cila është edhe mbledhja e fundit e mandatit të kësaj legjislature. Pas miratimit të rendit të ditës dhe proces verbalit të mbledhjes së kaluar, kanë filluar diskutimet për pikat e miratuara për mbledhje. Fillimisht është miratuar Propozim-Vendimi i buxhetit të Komunës për vitin 2014 dhe parashikimi i buxhetit 2015-2016. Më pas është miratuar Rregullorja për tatimin në pronë për vitin 2014, po ashtu është miratuar me vota unanime edhe Propozim-Vendimi për lirim nga pagesa të disa kategorive të fëmijëve në QEAP “Ardhmëria”. Ka kaluar edhe Propozim-Vendimi për Plotësimin e Statutit të Komunës e po ashtu edhe Propozim-Vendimi për transferim të mjeteve nga Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik në Drejtorinë Komunale të Arsimit. Ndërsa Propozim-Vendimi për ridestinimin e mjeteve nga mbetjet e projekteve kapitale dhe Propozim-Vendimi i Komisionit për ndarjen e parcelave biznesore ka mbetur për mbledhjen e radhës.