Kuvendi Komunal i Drenasit ka mbajtur mbledhjen e rregullt dhe ishin të pranishëm, kryetari i Komunës, z.Nexhat Demaku, kryesuesi i Kuvendit, z.Naim Bazaj, nënkryetari i Komunës, z.Sherif Krasniqi, drejtor të drejtorive, këshilltarët komunal, përfaqësues të OSBE-se dhe qytetar.
Mbledhjen e Kuvendit Komunal e ka hapur kryesuesi i Kuvendit, Naim Bazaj. Këshilltarët para se ta votojnë rendin e ditës, kanë larguar pikën e 3-të për diskutim ne rend dite, Propozim-Vendimin për emërtimin e rrugëve, rrugicave dhe vendeve tjera publike me arsyetimin që kjo çështje të diskutohet ne mbledhjen e radhës së Kuvendit. Ndërsa pas miratimit të rendit të ditës, kuvendarët kanë votuar ne parim një Propozim-Vendim dhe raport. Pas miratimit të dy proces-verbaleve të mbledhjeve të kaluara, është votuar Raporti financiar për realizmin e buxhetit Komunal për gjashtëmujorin e parë të këtij viti janar-qershor 2013 dhe me pas kanë votuar edhe Propozim-Vendimin për aprovimin e taksës administrative për leje ndërtimi për vitin 2013.