Në Komunën e Drenasit, duke filluar nga ora 10:00, u mbajt mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa, me këtë:
Rend dite:
1. Procesverbali i mbledhjes se mbajtur me dt: 16.03.2017
2. Propozim Vendim për Shpalljen e Bujar Nishanit Qytetar Nderi i Qytetit të Drenasit
3. Propozim Vendim për shpalljen e Mimi Kodhelit Qytetar Nderi i Qytetit të Drenasit
4. Propozim Vendim për Shpalljen e Rainer Wieland Qytetar Nderi i Qytetit të Drenasit
5. Propozim Vendim për dhënjen në shfrytezim afatgjatë të pronës Komunale për
lokacion të varrezave në fshatin Gllobar
6. Propozim Vendim për dhënjen në shfrytezim afatgjatë të pronës Komunale për lokacion të varrezave në fshatin Sankoc
7. Propozim Vendim për aprovimin e Taksës Administrative për leje të ndërtimit për vitin 2017
8. Raporti financiar Janar – Mars 2017
9. Propozim Vendim për ndërtimin e fushave sportive
10. Draft Rregullore për stadiumin “Rexhep Rexhepi” dhe stadiumit sintetik të Drenasit
Këtij rendi të dites i’u shtuan edhe tri pika të rendit të ditës që do të përcjellen për mbledhjen e radhes së Kuvendit Komunal.