Komiteti për Politikë dhe Financa te mërkurën ka mbajtur mbledhjen e gjashtë të këtij viti dhe ka dërguar 3 pika të rendit të ditës për mbledhjen e Kuvendit që do të mbahet me 21 qershor.
Anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa kanë dërguar për diskutim në Kuvend tri pika për rendin e ditës. Pika e parë është për proces-verbalin e mbledhjes së kaluar, Propozim-Vendimin për vazhdimin e kontratave mbi dhënien në shfrytëzim të banesave sociale dhe Draft-Kornizën Afatmesme Buxhetore Komunale 2014-2016. Mbledhja e Kuvendit është caktuar të mbahet me 21 qershor 2013.