Komiteti për Politikë dhe Financa në mbledhjen e rregullt të mbajtur të martën ka dërguar 7 pika të rendit të ditës për mbledhjen e Kuvendit, ndërsa për diskutim ditën e premte (23.08.2013) duke filluar nga ora 09:00 në sallën e Kuvendit ka mbetur pika për kërkesat finale të Drejtorive dhe zyrave për planifikimin e buxhetit 2014-2016.
Pas diskutimeve në mbledhjen e KPF-së, anëtarët e këtij Komiteti kanë dërguar për mbledhjen e 30 gushtit të këtij viti 7 pika, ndërsa pika për kërkesat finale të drejtorive dhe zyrave për planifikim të buxhetit 2014-2016 pas diskutimeve në mbledhjen tjetër të KPF-së që do të mbahet me 23.08.2013 (e premte) duke filluar nga ora 9 do të dërgohet në mbledhjen e Kuvendit. Pika e parë e dërguar për Kuvend është miratimi i proces-verbalit të mbledhjes së fundit të Kuvendit, pika e dytë raporti i punës janar-qershor i Kryetarit të Komunës, propozim-vendimi për financimin (subvencionimin) e projektit të K.F “Ferronikeli”, propozim-vendimi për financimin (subvencionimin) e projektit të K.H “Drenica”, propozim-vendimi për financimin (subvencionimin) e projektit të K.V “Drenasi”, propozim-vendimi për financimin (subvencionimin e projektit të K.V “Gryka” dhe propozim-vendimi për emërtimin e rrugëve. Mbledhja e Kuvendit do të mbahet me datë 30 gusht, ndërsa ora e mbajtjes së mbledhjes do të publikohet pas përgatitjes së materialit dhe ftesës. Ndërsa anëtaret e KPF-së, njoftohen se mbledhja shtesë do të mbahet me datë 23.08.2013 ne ora 09:00 ne Sallën e Kuvendit.