Komiteti për Politikë dhe Financa te enjten ka mbajtur mbledhjen e rregullt dhe ka dërguar 5 pika të rendit të ditës për mbledhjen e Kuvendit që do të mbahet me 20 shtator. Mbledhjen e KPF-së e ka hapur kryesuesi i Komitetit, z.Naim Bazaj, ndërsa të pranishëm ishin kryetari i Komunës, z.Nexhat Demaku, anëtaret e KFP-së dhe drejtor të Drejtorive Komunale.Në mbledhjen e mbajtur të Komitetit për Politikë dhe Financa anëtarët pas diskutimeve kanë dërguar për miratim në Kuvend pesë pika për rend dite.Pika e parë është për proces-verbalin e mbledhjes së kaluar,ndërsa pika e dytë do të jetë Propozim-Vendim i buxhetit të Komunës për vitin 2014 dhe parashikimi i buxhetit 2015-2016, pika e tret Rregullorja për tatimin në pronë për vitin 2014, pika e katërt Propozim-Vendimi për ridestinimin e mjeteve nga mbetjet e projekteve kapitale dhe pika e pestë Propozim-Vendimi për lirimin nga pagesa të disa kategorive të fëmijëve në QEAP “Ardhmëria”. Mbledhja e Kuvendit do të mbahet me datë 20.09.2013 në sallën e Kuvendit duke filluar nga ora 10:00.