Të martën (17.06.2014) është mbajtur Komiteti për Politikë dhe Financa ku ka disktuar pikat e rendit të ditës për t’i dërguar në mbledhjen e Kuvendit i cili do të mbahet me 26.06.2014. Në mbledhje morën pjesë, kryetari i Komunës, Nexhat Demaku, nenkryetari i Komunës. Z. Sherif Krasniqi, drejtor të Drejtorive,kryesuesi i KK-së, z.Naim Bazaj, anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa dhe përfaqësues të OSBE-së.
Mbledja e KPF-së pati 4 pika të rendit të ditës, mirëpo pas përfundimit të ndërtimit të Palestrës Sportive, drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, ka hartuar një Rregullore për këtë palesër e cila kaloi për mbledhjen e Kuvendit. Mbledhja e KPF-së shqyrtoi këto pika:
1. Proces verbali i mbledhjës të dt.16.05.2014
2. Projekt Korniza afatmesme buxhetore Komunale 2015-2017
3. Propozim vendim për emërtim të rrugëve dhe institucioneve tjera publike në teritorin e Komunës së Drenasit
4. Raporti i Komisionit për dhenjen e pronave të paluajtshme ne shfrytëz
5. Rregullorja për Palestrën Sportive
5. Rregullorja për Palestrën Sportive