Sot, në Komunën e Drenasit u mbajt mbledhja e katërt e KKSB-së (Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi), lidhur me zhvillimet në komunën tonë.
Të pranishëm ishin të gjithë anëtarët e KKSB-së dhe përfaqësues nga KFOR-LMT K9 dhe UNMIK-u.
Në mbledhje u diskutuan këto pika të rendit të ditës:
- Procesverbali i mbledhjes së kaluar, mbajtur më 01.06.2018.
- Prezantimi i raportit nga DKA dhe Stacioni Policor në Drenas, rreth parandalimit të dukurive negative për vitin akademik 2017/2018.
- Emërtimi i rrugëve dhe sistemi i adresave.
- Të ndryshme.
Pika e parë e rendit të ditës u miratua unanimisht.
Në pikën e dytë u prezantua raporti rreth parandalimit të dukurive negative për vitin akademik 2017/2018, nga përfaqësuesi i DKA-së, Hazir Elshani dhe Komandanti i Stacionit Policor në Drenas, Bashkim Bytyqi.
Ndërsa në pikën e tretë, emërtimi i rrugëve dhe sistemi i adresave raportoi zyrtari i Planifikimit Urban, Besart Bajrami.
Në pikën e katërt, tek të ndryshmet, u propozuan këto pika të rendit të ditës, nga antari i KKSB-së, Arben Nika:
– Aksioni ta pastrojmë Kosovën,
– Bazeni te pishat në Kamenicë;
– Shaktat (pusetat) e pambuluar në Poklek të Ri,
– Vendosja e shenjave sinjalizuese nga Operatorët Ekonomik gjatë punë.
Të gjitha këto pika të rendit të ditës u diskutuan si dhe u dhanë rekomandime e konkluzione.