Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) ka mbajtur mbledhjen e rregullt dhe të fundit për këtë vit. Mbledhjen e kryesoi nënkryetari i Komunës së Drenasit, Arben Shala.
Të pranishëm ishin të gjithë anëtarët e KKSB-së apo përfaqësuesit e tyre dhe përfaqësues nga LMT e KFOR-it Slloven si dhe përfaqësues të UNMIK-ut njëherësh.
Pikat e rendit të ditës të cilat u diskutuan ishin:
Procesverbali i mbledhjes së rregullt të KKSB-së të mbajtur me datë 21.10.2022: https://gllogoc.rks-gov.net/wp-content/uploads/2022/11/Procesverbali-i-KKSB-se-se-dates-21.10.2022.pdf
Raport lidhur me vërshimet gjatë muajit Nëntor në Komunën e Drenasit;
Raport lidhur rastet e dhunës në familje- Tryeza për parandalimin e dhunës në kuadër të fushatës ‘16 aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore’;
Të ndryshme
Procesverbali i mbledhjes së rregullt të KKSB-së të mbajtur më 21.10.2022 u miratua unanimisht, pa ndonjë vërejtje.
Për pikën e dytë, drejtoresha e Drejtorisë Komunale për Shërbime Publike dhe Emergjencë, Lumnije Krapi, paraqiti një përmbledhje të vërshimeve për muajin Nëntor dhe intervenimet që kanë bërë sipas kërkesave të qytetarëve. Po ashtu, është formuar komisioni për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore, të cilat pas përfundimit të vlerësimit do të procedohen në nivelin qendror për kompenzim.
Ndërsa, për rastet e dhunës në familje, znj.Nazmije Rrukiqi hetuese e këtyre rasteve në stacionin policor në Drenas, informoi për statistikat e dhunës mbi bazë gjinore duke theksuar se vitet e fundit është rritur numri i rasteve, njëherit edhe vetëdijësimi se këto raste duhet të raportohen në organet përkatëse.