Sot, në Komunën e Drenasit u mbajt mbledhja e KKSB-së (Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi), lidhur me zhvillimet në Komunën tonë.
Të pranishëm ishin të gjithë anëtarët e KKSB-së dhe përfaqësues nga OSCE.
Në mbledhje u diskutuan këto pika të rendit të ditës:
- Procesverbali i mbledhjes së kaluar, mbajtur më 13.02.2018;
- Informatë rreth deponive të mbeturinave;
- Raport rreth riintegrimi të personave të riatdhesuar;
- Furnizimi me ujë të pijes;
- Të ndryshme.
Pika e parë e rendit të ditës u miratua unanimisht.
Në pikën e dytë, informatë rreth deponive të mbeturinave, Drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Lumnije Krapi, informoi të pranishmit rreth takimit me administratorë të fshatrave për menaxhim të sistemit të mbeturinave gjithashtu rreth hyrjes në sistem tëqendrave shëndetësore dhe kërkesës për të hyrë në sistem të menaxhimit të mbeturinave të gjitha institucionet arsimore. Informoi edhe rreth deponive inerte. Gjithashtu rreth vendosjen e 6 mbulojave për deponi të mbaturinave.
Në pikën e tretë të rendit të ditës, rreth raportit për riintegrim të personave të riatdhesuar, Shefe e Zyrës për Komunitete dhe Kthim, Afije Veseli, raportoi rreth të gjitha rasteve të personave të riatdhesuar nga viti 2015 deri në vitin 2018 dhe projektet fituese (plan-bizneset) si dhe sqaroi kriteret për të përfituar nga MBP.
Ndërsa në pikën e katërtë, furnizimi me ujë të pijes, koordinatori i njësitit të Kompanisë Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”, Ismet Baliu, i cili në pika të shkurtëra njoftoi të pranishmit rreth furnizimit me ujë të pijes si dhe për ndërprerjet e rregullta dhe ndërprerjet e paplanifikuara të ujit të pijes.
Te pika e pestë, të ndryshme, u diskutuan çështje të ndryshme në interes të qytetarëve të Komunës së Drenasit.