Të merkurën është mbajtur mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, të cilën e kryesoi nën-kryetari i Komunës, z. Arsim Haxhiu, ndërsa pjesmarrës ishin anëtarët e Këshillit, përfaqësues të KFOR-LMT K9 dhe përfaqësues së OSBE-së.
Për diskutim të kësaj mbledhje ishin tri pika të rendit të ditës, siguria publike në Komunën e Drenasit, njoftimi për vendojen e shënjave sinjalizuese në territorin e Komunës së Drenasit dhe pika e tret me karakterin të ndryshme. Pas hapjes së mbledhjes nga nën-kryetari Haxhiu, komandanti i Satcionit Policor në Drenas, z. Driton Morina, ka bërë prezentimin e statistikave të Policisë në Drenas, ku ka theksuar se përgjithësisht situata e sigurisë në Komunën e Drenasit mbetet e qet, me theks të veçant se ansjë nga qytetarët e kësaj komune nuk është i përfshirë në konfliktet e armatosura jashtë vendit. Morina ka treguar se gjendje me shqetësuese mbeten aksidentet ne trafik, por për krahasim me vitin e kaluar këtë vit janë shënuar rënie. Drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, znj.Hyrije Xhemajlaj-Thaqi informoi të pranishmit rreth gjendjes vendosjes së shënjave sinjalizuese në Komunën e Drenasit, ku theksoi se ky është një projekt korniz me të cilin janë vendosur dhe do të vendosën shënjat horizontale dhe vertikale, sidomos në zonat urbane. Anëtarët e KKSB-së patën rastin të elaborojnë edhe çështje të tjera tek pika e tret e rendit të ditës që i adresuan tek organet gjegjese.