Komuna e Drenasit mbajti mbledhja e gjashtë të KKSB-së (Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi),e fundit për këtë vit, ku diskutuan lidhur me zhvillimet në Komunën tonë. Të pranishëm ishin të gjithë anëtarët e KKSB-së dhe përfaqësues nga KFOR, LMT K9. Në mbledhje u diskutuan këto pika të rendit të ditës:
1. Procesverbal i mbledhjes së kaluar, mbajtur më 30.11.2016,
2. Informim rreth ecurisë së procesit zgjedhor të 4 dhjetorit dhe 18 dhjetorit 2016,
3. Informim nga DSHPE lidhur me mirëmbajtjen e rrugëve në sezonin dimëror,
4. Vetëdijësimi për rrezikun e përdorimit të mjeteve piroteknike.
Pika e parë e rendit të ditës u miratuan unanimisht.
Rreth pikës së dytë- informim rreth ecurisë së procesit zgjedhor të 4 dhjetorit dhe 18 dhjetorit 2016, u diskutua dhe u vlerësua si proces shumë i rregullt, pa incidente.
Në pikën e tretë e rendit të ditës- informim nga DSHPE lidhur me mirëmbajtjen e rrugëve në sezonin dimëror, Drejtoresha e DSHMS, znj. Hyrije Xhemajlaj Thaqi njoftoi për lidhjen e kontratës për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë sezonit dimëror për vitin 2016-2017 me dy operatorë ekonomik dhe punën që do ta bëjnë operatorët e kontraktuar.
Dhe në pikën e katërt-Vetëdijësimi për rrezikun e përdorimit të mjeteve piroteknike, u diskutua rreth Udhëzuesve për moshën dhe kohën e përdorimit të mjeteve piroteknike dhe vetëdijësimin për rrezikun e përdorimit të tyre. Gjithashtu u vlerësua gjendja më e mirë krahasuar me vitet e kaluara.