Mbahet mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
Të enjten është mbajtur mbledhja e dytë e Këshillit për Siguri në Bashkësi, të cilën e ka udhëhequr nënkryetari i Komunës, Arben Shala.
Të pranishëm ishin të gjithë anëtarët e KKSB-së, dhe përfaqësues nga LMT e KFOR-i slloven.
Pikat e rendit të ditës të cilat u diskutuan ishin;
Procesverbali i mbledhjes së rregullt të KKSB-së të mbajtur me datë 01.02.2023 – ku është miratuar me vota unanime. https://gllogoc.rks-gov.net/wp-content/uploads/2023/02/Procesverbal-i-KKSB-se.pdf
Në pikën e dytë, Siguria ne Shkolla, para anëtarëve të KKSB-së, ka prezantuar Drejtori i Arsimit, Muhamet Gjoka i cili theksoj se zakonisht problemet po fillojnë jashtë objekteve shkollore, por që po reflektojnë në shkollë dhe për të parandaluar ketë dukuri, është e nevojshme që prindërit të jenë më bashkëpunues, por edhe akterë tjerë që ndihmojnë në zhdukjen e çdo dukurie tjetër në shkolla. Edhe anëtarët e KKSB-së, kanë diskutuar lidhur me këtë temë që ishte për rend dite.