Mbahet mbledhja e fundit për këtë vit e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
Sot, në sallën e Kuvendit Komunal të Drenasit, është mbajtur mbledhja e fundit për këtë vit e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.
Nënkryetari i komunës, Arben Shala ka falënderuar të gjithë anëtarët për kontributin si në KKSB ashtu edhe në KLSP, ku gjithmonë janë trajtuar tema me interes për sigurinë në Drenas.
Ndërsa, në mbledhje u diskutuan për pikat e ftesës, si njoftimi mbi situatën epidemiologjike në Drenas dhe vaksinimi, gripi sezonal dhe siguria në shkolla.
Tek të ndryshmet anëtarët adresuan disa çështje si ajo e luftimit të dukurive negative tek të rinjtë, si dhe u bë e ditur se është duke hartuar një plani i veprimit për sigurinë në shkolla.
Ndërsa, nga policia e stacionit policor theksuan se në Drenas siguria është përmirësuar dukshëm.
