U mbajt seanca e rregullt e Kuvendit të Komunës së Drenasit, kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit, z. Naim Bazaj. Të pranishëm ishin: Kryetari i Komunës, z. Nexhat Demaku, Drejtorët e Drejtorateve dhe të gjithë anëtarët e Kuvend Komunal.
Seanca u mbajt me këtë rend dite:
1. Betimi i anëtarëve të Kuvendit, Ferki Karaxha, Imer Deliu, Liman Krasniqi dhe Rifat Bilalli.
2. Procesverbali i mbledhjes së kaluar, i datës 17.01.2014,
3. Propozim-Vendim për caktimin e kritereve për ndarjen e bursave komunale për studentë të rregullt në Universitet Publike në Republikën e Kosovës,
4. Propozim-Rregullore për transportin rrugor në territorin e Komunës së Drenasit,
5. Propozim-Vendim për formimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
(KKSB),
6. Propozim-Vendim për lejimin e këmbimit të pronës së paluajtshme komunale në pronën e paluajtshme për nevojat e ndërtimit të Ambulancës Familjare në Negroc,
7. Propozim-Vendim për aprovimin e taksës administrative për lejet e ndërtimit për vitin 2014,
8. Propozim-Vendim për emërtimin e rrugëve dhe institucioneve tjera publike në territorin e Komunës së Drenasit,
9. Propozim-Vendim për ndihmë financiare (Handikos).
Të gjitha pikët e rendit të ditës u miratuan, përveq pikes së shtatë dhe tetë që u shtyen për seance e radhës.