Mbahet Konferenca për Ditën Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit, Drenasi pa asnjë ankesë në Raportin Specifik të Agjencionit për Informim dhe Privatësi
Në kudër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit, Agjencioni për Informim dhe Privatësi, ka mbajtur konferencën me kryetar të komunave dhe përfaqësues të komunave me moton “Tash edhe më Lehtë”. Në kuadër të këtij aktiviteti, AIP, në cilësinë e autoritetit të apelimit, në kuadër të Departamentit për Qasje në Dokumente Publike, ka vazhduar shqyrtimin e ankesave të pranuara nga qytetarët gjatë vitit 2022.
Panelist në këtë konferencë, ishin Komisioneria e AIP-së, Krenare-Sogojeva-Dërmaku, Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi dhe Drejtoresha e Rrjetit Ballkanik për Getari Hulumtuese, Jeta Xharra.
Përfaqësuesit e Agjencionit për Informim dhe Privatësi, ne këtë konferencë kanë prezantuar edhe Raportin Specifik të ankesave për qasje në dokumente publike gjatë vitit 2022, ku në 29 komuna që ka pasur ankesa për shqyrtim, Drenasi mbetet komuna e vetme që nuk është paraqitur asnjë ankesë për t’u rishqyrtuar dhe kjo tregon që të gjitha kërkesat për qasje në dokumente publike janë kthyer brenda afatit ligjor sipas Ligjit për Qasje në Dokumente Publike.
Ne këtë konferencë, Komunën e Drenasit e ka përfaqësuar Udhëheqësi i Zyrës për Komunikim me Publikun, Bekim Dobra, njëherit Kryesuesi i Kolegjiumit të Zyrtarëve për Komunikim me Publikun në Asociacionin e Komunave të Kosovës, ka falënderuar Agjencionin për Informim dhe Privatësi për bashkëpunimin e treguar që nga themelimi i këtij institucioni dhe ka vlerësuar se zbatimi i së drejtës për qasje në dokumente publike, mbetet e garantuar me Ligj. Dobra ka shtuar se institucionet munden të reduktojnë kërkesat për qasje në dokumente publike, duke bërë publike secilin dokument në ueb faqen zyrtare, ne mënyrë që të ju lehtësohet qytetarëve qasja më e lehtë në dokumentet që ata janë të interesuar, por edhe institucionet krijojnë më shumë transparencë e llogaridhënie karshi qytetarit.