Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e radhës ku ka diskutuar pikat e caktuara për rend dite. Mbledhjen e kryesoi kryesuesi i Kuvendit z. Naim Bazaj, ndërsa ishin të pranishëm kryetari i Komunës z. Nexhat Demaku, drejtor të drejtorive komunale, anëtar të Komitetit për Politikë dhe Financa si dhe përfaqësues të OSBE-së.
Mbledhja e KPF-së është zhvilluar me këtë rend dite, të cilat edhe kanë mbetur të dërgohen në mbledhjen e Kuvendit.
1. Proces verbali i mbledhjes së mbajtur me datë 19.06.2015
2. Raporti financiar për realizimin e buxhetit komunal janar – qershor 2015
3. Propozim vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Bashkësisë Islame
4. Raporti i Komisionit për Emërtimin e Rrugëve të reja dhe shqyrtimin e kërkesave
5. Të ndryshme – Shqyrtimi i kërkesave
Mbledhja e Kuvendit do të thirret nga zyra administrative e Kuvendit të Komunës.