Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e radhës ku ka diskutuar pikat e caktuara për rend dite. Mbledhjen e kryesoi kryesuesi i Kuvendit z. Naim Bazaj, ndërsa ishin të pranishëm kryetari i Komunës z. Nexhat Demaku, drejtor të drejtorive komunale, anëtar të Komitetit për Politikë dhe Financa si dhe përfaqësues të OSBE-së.
Mbledhja e KPF-së është zhvilluar me këtë rend dite, të cilat edhe kanë mbetur të dërgohen në mbledhjen e Kuvendit e cila do të mbahet ne fillim të muajit qershor.
1. Proces verbali i mbledhjes së mbajtur me datë 20.04.2015
2. Propozim vendimi për caktimin e lokacionit për deponi të mbeturinave inerte
3. Rishikimi i Buxhetit për gjashtëmujorin e dytë të këtij viti
4. Të ndryshme
Mbledhja e Kuvendit do të thirret nga zyra administrative e Kuvendit të Komunës.