Në sallën e mbledhjeve të bordit, duke filluar nga ora 10:00, u mbajt Komiteti për Politikë dhe Financa, kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit, z. Naim Bazaj, me këtë:
Rend dite:
1. Procesverbali i mbledhjes së kaluar, i datës 28.10.2016;
2. Propozim-vendim i raportit të komisionit për shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave të palëve për emërtimin e rrugëve, rrugicave dhe vendeve tjera publike të Komunës së Drenasit.
3. Propozim-vendim për dhënjen e pronave në shfrytëzim të propozuara nga komisioni.
4. Propozim-vendim për dhënjen në shfrytëzim me qera të banesave pronë komunale.
5. Propozim-vendim për aprovimin e planit të veprimit për përmbushjen e transparencës në Komunën e Drenasit.
6. Plani paraprak i prokurimit për vitin 2017.
Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci, para fillimit të shqyrtimit të pikëve të rendit të ditës, informoi antarët e KPF-së se salla e mbledhjeve të bordit së shpejti do të pajiset me mjete të teknologjisë informative për t’u ingjizuar të gjitha mbledhjet e bordit dhe mbledhjet e KPF-së.
Pastaj Kryesuesi i Kuvendit, z. Naim Bazaj e vëri në votim rendin e ditës, ku me kërkesën e antares – Shqipe Zogu u shtua edhe një pikë e rendit të ditës për Kuvend:
Raporti i punës së Grupit të Grave Asambleiste e që u miratur nga antarët e KPF-së.
Pika e parë e rendit të ditës u miratua unanimisht.
Rreth pikës së dytë, u diskutua raporti i komisionit për shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave të palëve për emërtimin e rrugëve, rrugicave dhe vendeve tjera publike të Komunës së Drenasit dhe u miratua me ndryshime për të vazhduar për Kuvend.
Pika e tretë dhe e katërt shtyhet për seancën e radhës.
Pika e pestë e rendit të ditës, propozim-vendim për aprovimin e planit të veprimit për përmbushjen e transparencës në Komunën e Drenasit u miratua për Kuvend dhe
Pika e gjashtë – plani paraprak i prokurimit për vitin 2017, me kërkesën e Kryetarit Lladrovci, shtyhet për mbledhjen e radhës për të ndryshuar dhe plotësuar.