Të martën (08.07.2014) është mbajtur Komiteti për Politikë dhe Financa dhe ka shqyrtuar pikat e rendit të ditës për t’i dërguar ato në mbledhjen e Kuvendit, i cili do të mbahet me 19.07.2014. Në mbledhje morën pjesë, kryetari i Komunës, Nexhat Demaku, nenkryetari i Komunës. Z. Sherif Krasniqi, drejtor të Drejtorive,kryesuesi i KK-së, z.Naim Bazaj, anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa.
Mbledhja e KPF-së pati tri pika të rendit të ditës, mirëpo anëtarët përcollën edhe një propozim-rregullore për dhënjen me qera të banesave në pronë komunale. Komiteti për Politikë dhe Financa shqyrtoi këto pika të rendit të ditës:
1. Proces verbalin e mblehdjes me datë 17.06.2014
2. Raporti financiar për realimin e buxhetit Komunal janar-qershor 2014
3. Raporti i Komisionit për dhënjën e pronave në shfrtëzim
4. Propozim vendim për dhënjën me qera të banesave ne pronë komunale