Në Sallën e Mbledhjeve, kati i II-të, në objektin e ri të Komunës u mbajt mbledhja e radhes e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), lidhur me zhvillimet në Komunën e Drenasit, me këtë:
Rend pune:
1. Procesverbal i mbledhjes së kaluar, mbajtur më 30.06.2016,
2. Informatë rreth furnizimit me ujë të pijes në territorin e Komunës së Drenasit, nga Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”
3. Informim rreth planit për tryezën e rrumbullakët me MPB-në dhe anëtarët e Forumeve Lokale të Sigurisë (KKSB, EVSB dhe KLSP)
4. Të ndryshme.
Me rëndësi të vecantë u diskutua rreth furnizimit me ujë të pijes në territorin e Komunës së Drenasit, nga Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”. Ne raportin e përfaqësuesit të Kompanisë u raportua rreth katër fazave të zhvillimit të ujit, rreth ujësjellësit – burimit të furnizimit, sistemit të transportit të ujit (bartja), trajtimit të ujit dhe gjendjes aktuale të furnizimit me ujë. KKSB-ia u njoftua gjithashtu edhe me shkallen e inkasimit për shërbimet e kryera e cila arrin në 73 %, ndërsa humbjet e ujit llogariten mbi 50%, ku kryesisht kanë të bëjnë me keqpërdorimet e ujit nga njerëzit e pa ndërgjegjshëm.
Vlen të theksohen projektet që janë duke u realizuar për furnizim me ujë të pijes në këto fshtra: Baicë, Tërstenik II, Polluzhë, Vërboc, Shtuticë, Likoshan, Gllanasellë, Godanc, Dobrashec, Qikatovë e Vjetër, Korroticë e Poshtme dhe Zabel i Ulët, projekt ky i financuar nga Komuna e Drenasit në bashkëpunim me Qeverinë Zvicërane, ku pritet të përfundoj brenda muajin Nëntor 2016.
