Është mbajtur dëgjimi i parë me publikun për planifikimin e buxhetit për vitin 2016. Këtë takim e hapi Kryetari i Komunës, z. Nexhat Demaku, ndërsa merrnin pjesë përfaqësues të fshatrave, të lagjeve, drejtor të drejtorive komunale anëtar të Komitetit për Politikë dhe Financa si dhe shumë qytetarë.
Në takimin e parë për planifikimin e buxhetit për vitin e ardhshëm, kryetari Demaku ka falënderuar të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre dhe ka vlerësuar se ky është kontributi që ata mund të japin më kërkesat dhe sugjerimet e tyre në këtë drejtim. Ndërsa drejtori i Financave, z. Hamdi Krasniqi ka sqaruar të pranishmëve se ky planifikimin ka filluar në mars të këtij viti për aktivitetet e përgatitjes së Draft-Kornizës Afatmesme Buxhetore 2016-2018 që paraja publike të adresohet aty ku është e nevojshme. Të pranishmit kanë pas mundësin e plotësimit dhe ndryshimit të kërkesave fillestare dhe të gjithë administratorët prezent të fshatrave kanë mbrojtur interesat e vendbanimeve ku ata jetojnë dhe kanë dhënë sugjerimet e tyre për nevojat emergjente që duhet të planifikohen për vitin e ardhshëm në listën e projekteve kapitale. Ky ka qenë dëgjimi i parë fillestar për planifikimin e buxhetit, ndërsa Komuna do të zhvilloj takime edhe në vendbanime të tjera para se të kaloi në Kuvend për miratim buxheti i Komunës për vitin 2016.