Mbahet dëgjimi i përgjithshëm buxhetor gjinor
Të enjten ka filluar cikli i dëgjimeve buxhetore për planifikimin e buxhetit të komunës për vitin 2022 dhe projeksionet për vitet 2023-2024. Fillimisht është mbajtur dëgjimi për buxhetimin e përgjithshëm gjinor, më shoqata të grave, shoqatën Qendra për Promovimin e Drejtave të Grave, Këshillin e Veprimit Rinor Lokal dhe gra të tjera ndërmarrëse.
Në këtë dëgjim merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, drejtor të drejtorive komunale, përfaqësues të OJQ-ve (gra), shoqërisë civile dhe gra ndërmarrëse.
Pas marrjes së Qarkores së dytë Buxhetore nr.01-2022/01, dëgjimi i parë është mbajtur në sallën e Kuvendit me gra, për të diskutuar buxhetimin e përgjithshëm gjinor. Këtë takim e ka përshëndetur kryetari Lladrovci dhe ka treguar rëndësinë e këtij takimi për të diskutuar buxhetin e planifikuar për gra si dhe përfaqësimi i grave në institucione e OJQ të ndryshme. Ndërsa drejtori i Financave, Shyqyri Bublaku, të pranishmëve i ka treguar lidhur me ndarjen buxhetore që ka planifikuar komuna për buxhet gjinor. Dëgjimi i përgjithshëm buxhetor gjinor është mbajtur me këtë rend dite; informata e përgjithshëm lidhur me buxhetimin gjinor komunal 2022-224, lista e investimeve gjinore si dhe kërkesat e të pranishmëve.
Synimet e Komunë së Drenasit ne këto dëgjime buxhetore për planifikimin e buxhetit për vitet 2022-2024, janë që të shpalosin para qytetarëve procedurën e shpërndarjes së parasë publike, ndërsa nga qytetarët të marrin kërkesat e tyre për projektet dhe propozimet që janë ne interes të përgjithshëm.
Të pranishmet ne këtë dëgjim buxhetor gjinor, kanë paraqitur kërkesat e tyre për buxhetimin gjinor, dhe kanë kërkuar që të ndahet një buxhet për të drejtat e grave si dhe mjete për organizimin e kampanjave të ndryshme që kanë të bëjnë për të drejtat e grave dhe kampanjave të tjera vetëdijësuese kundër sëmundjeve të ndryshme.