Mbahet debati publik për Strategjinë e Zhvillimit Ekonomik Lokal 2020-2024
Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik së bashku me kompaninë e kontraktuar, MDA, të hënën kanë mbajtur debatin publik me qytetarë për të diskutuar Strategjinë e Zhvillimit Ekonomik Lokal 2020-2024.
Në këtë takim merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, drejtor të drejtorive komunale, anëtar të Kuvendit të Komunës, qytetarë, përfaqësues të kompanisë MDA të cilët edhe kanë prezantuar draftin e parë të këtij dokumenti strategjik me interes të përgjithshëm për qytetarët e Komunës së Drenasit.
Më këtë rast, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ka falënderuar të pranishmit për pjesëmarrje dhe ka vlerësuar se dhënia e komenteve nga ana e qytetarëve ka një rendësi të veçantë për hartimin e këtij dokumenti i cili atakon gjithë jetën ekonomike e sociale të Komunës sonë.
Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik është në procesin e hartimit të dokumentit strategjik të zhvillimit ekonomik lokal për periudhën afatmesme 2020-2024.
Për të pasur një dokument gjithëpërfshirës dhe sa më të përshtatshëm, Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik ende vazhdon të këtë të hapur procesin e diskutimit për palët e interesuara deri me datën 13.12.2019 dhe të gjithë të interesuarit mund të japin sugjerimet, këshillat dhe propozimet në Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik, përkatësisht te personat kontaktues; Egzona Jetullahi, drejtor i Drejtorisë në numrin e telefonit 049 616 868 ose në e-mail adresën egzona.jetullahu@rks-gov.net dhe Shehrije Mustafa, udhëheqëse e sektorit për ekonomi në numrin e telefonit 049 978 781 ose e-mail adresën Shehrije.mustafa@rks.gov.net .
Ndaj ftohen të gjithë të interesuarit, bizneset, profesionistët, investuesit potencial dhe qytetarët të kontribuojnë në hartimin e kësaj strategjie.
Fillimisht është kontraktuar kompania profesionale për hartimin e këtij dokumenti, ndërsa me vendim të kryetarit është formuar edhe ekipi komunal për hartimin e Strategjisë për Zhvillimin Ekonomik Lokal për periudhën afatmesme 2020-2024 dhe ekipi komunal për hartimin e Strategjisë së bashku edhe me kompaninë kanë mbajtur edhe takime dhe punëtori për draftin e këtij dokumenti me rendësi të veçantë për Komunën e Drenasit.
Qëllimi i këtij dokumenti strategjik është qe të përgatitet në vazhdimësi të planeve paraprake duke synuar rritjen e zhvillimit të qëndrueshëm socio-ekonomik të Komunës së Drenasit në lëmit përkatëse, përmirësimin e mjedisit afarist për bizneset ekzistuese dhe investitorëve potencial që gjenerojnë vende të reja të punës, duke zvogëluar shkallën në papunësisë, për një mirëqenie më të lartë të të gjithë qytetarëve tanë.