Mbahet debati publik për plotësim ndryshimin e Rregullores Komunale për Taksa, Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba
Të premten është mbajtur debati publik me qytetarë për të diskutuar Rregulloren Komunale për Taksa, Tarifa, Ngarkesa e Gjoba të thirrur nga Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, Drejtoria e Financave dhe anëtarët e Komisionit për hartimin e kësaj rregullore.
Në këtë debat kanë marrë pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, anëtarët e Komisionit për hartimin e rregullores, anëtarë të Kuvendit, drejtorë të drejtorive komunale dhe qytetarë.
Kryetari Lladrovci ka përshëndetur takimin dhe ka falënderuar pjesëmarrësit që i janë përgjigjur ftesës së Komunës e cila është bërë me kohë për këtë debat, ndonëse ka paraqitur ankesën e mos pjesëmarrjes nga përfaqësuesit e bizneseve edhe pse njoftimet janë bërë nga të gjithë akterët.
Anëtarët e Komisionit për hartimin e kësaj rregullore, kanë treguar rëndësinë e këtij debati dhe kanë paraqitur ndryshimet të cilat janë bërë në këtë rregullore. Rregullorja për Taksa, Tarifa, Ngarkesa e Gjoba do të jetë pikë e rendit të ditës në mbledhjen e Kuvendit të Komunës ku do të diskutohet për plotësim ndryshimet e saj, ndërsa të interesuarit mund të bëjnë propozimet e tyre deri në miratimin e saj.