Mbahet debati publik lidhur me Statutin e QKMF-së “Dr.Hafir Shala”
Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Hafir Shala” dhe me Komisionin për hartimin e Statutit të QKMF-së, të mërkurën kanë mbajtur debatin publik me qytetarë ku është diskutuar dokumenti më i rëndësishëm për institucionet shëndetësore në Komunën e Drenasit.
Në këtë tubim me publikun, merrnin pjesë, drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arsim Haxhiu, drejtori i QKMF-së, Ismet Bogiqi, qytetarë të Komunës së Drenasit, punonjës të QKMF-së dhe komisioni për hartimin e Statutit.
Drejtori Haxhiu ka paraqitur para të pranishmëve këtë dokument, ndërsa qytetarët e pranishëm kanë dhënë komentet e tyre lidhur me Statutin e QKMF-së “Dr.Hafir Shala”, dokument ky i cili pritet të diskutohet edhe në mbledhjen e Komitetit për Politikë e Financa dhe në mbledhjen e Kuvendit të Komunës për miratim.
Draft-Statutin e QKMF-së e gjeni në ueb faqen zyrtare të Komunës në këtë link: https://gllogoc.rks-gov.net/category/projektet/