Mbahet debati publik lidhur me Rregulloren për Organizimin e Punës në Institucionet Edukativo-Arsimore
Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria Komunale e Arsimit, anëtarë të Komisionit për hartimin e Rregullores, dhe anëtarë të Komitetit për Politikë e Financa, të martën kanë mbajtur debatin publik me qytetarë lidhur me Rregulloren për Organizimin e Punës në Institucionet Edukativo-Arsimore në Komunën e Drenasit.
Në këtë debat kanë marr pjesë qytetarë të Komunës së Drenasit, njohës të fushës së arsimit ku nga anëtarët e Komisionit është paraqitur drafti i kësaj Rregulloreje e cila gjendet edhe në ueb faqe të Komunës. Ndërsa të pranishmit kanë dhënë komentet e tyre lidhur me këtë Rregullore e cila pritet të diskutohet edhe në mbledhjen e Komitetit për Politikë e Financa dhe në mbledhjen e Kuvendit të Komunës.
Draft-Rregullorja për Organizimin e Punës në Institucionet Edukativo-Arsimore gjinden në ueb faqen zyrtare të Komunës në këtë link: https://gllogoc.rks-gov.net/category/projektet/