Në sallën e Kuvendit të Komunës është mbajtur debati me qytetarët, bizneset, fermerët dhe ekspertet e lemive të ndryshme për hartimin e Strategjisë Zhvillimore të Eknomisë Lokale 2015-2019.
Drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Eknomik, Skender Hasi tha para të pranishmeve se hartimi i një Strategjie të Zhvillimit Ekonomik Lokal ka një rëndesi shumë të madhe për arsye se përmes kësaj strategjie do të mundësoj Komunës së Drenasit një zhvillim të hovshëm eknonomik për gjithë sektorin privat, veçanërisht për bizneset dhe fermerët. Ndërsa Ahmet Jetullahu nga kompania REA e cila është edhe hartuese e kësaj strategjie, tha se përmes këtij hartimi të planit do të këtë një ekonomi zhvillimore, duke u përpjekur që kapacitetet dhe potencialet e saj t’i kthej në faktorë zhvillimor, në qeverisje, infrastrukturë, administratë,sektor privat, bujqësi e ndërmarrësi, shëndetësi, arsim, sport dhe kulturë si dhe mirëqenie më të mirë për të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit. Hartimi i Strategjisë Zhvillimore Ekonomike Lokale 2015-2019 për Komunën e Drenasit do të bëhët nga kompania REA nga Prishtina dhe sygjerimet dhe idet do të dalin edhe nga debatet e mbajtura me të gjitha grupet e interesit.