Komuna e Gllogocit (Drenasit), ka arritur të përfundojë në mënyrë të suksesshme, Raportin për Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) për Planin Zhvillimor të Komunës.
Për të prezantuar dhe diskutuar për këtë raport, sot, është mbajtur debat publik në sallën e Kuvendit Komunal.
Hapjen e këtij debati publik e ka bërë Drejtoresha për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Flutura Avdiu.
Me këtë rast, ajo falënderoj të pranishmit për pjesëmarrje, derisa, ftoi pjesëmarrësit të japin komente dhe sugjerime lidhur me plotësimin e raportit të VSM-së, në mënyrë që të jetë sa më i plotë dhe profesional.
Në hartimin e raportit të VSM-së, kanë kontribuuar shoqëria civile, profesionistët dhe ekspertët e fushave relevante, të cilët edhe sot morën pjesë në përfundimin e procedurave për aprovimin e këtij raporti.
Ndryshe, qytetarët e komunës, nga data 10 shtator, kanë pasur hapësirë për të dërguar komente dhe sugjerime në Drejtorinë e Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit lidhur me këtë raport.
Raportin e VSM-së mund ta gjeni dhe ta shkarkoni edhe nga ueb faqja e Komunës së Gllogocit duke klikuar në këtë link.