Mbahet Akademia Përkujtimore për shënimin e 75-vjetorit të rënies së Heroit të kombit Shaban Polluzha
Më rastin e shënimit të 75-vjetorit të rënies së Heroit të kombit, Shaban Polluzha, është mbajtur Akademia Përkujtimore e organizuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Ne këtë Akademi, merrnin pjesë, Presidenti Thaçi, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, familjar të heroit Shaban Polluzha dhe shumë qytetarë.
Me këtë rast, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci para të pranishmëve, tha se kujdesi ndaj heronjve, në veçanti për ata që u bënë shembull ndër gjenerata si Shaban Polluzha, detyrimi ynë ndaj tyre mbetet i përjetshëm. Kryetari Lladrovci është zotuar se në bashkëpunim me kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari, do të ngrisin shtatoren e heronjve Shaban Polluzha dhe Asllan Fazliut në vende meritore të Drenasit, pa shpenzuar mjetet e taksapaguesve.

