Në sallën sportive “Hysni Jetullahu”, në Poklek të Ri, u mbajtën garat e Hendbollit për Shkollat Fillore të Mesme të Ulëta dhe Shkollat e Mesme të Larta, për djem dhe vajza. Ky aktivitet u organizua nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Drenasit.
Në këto gara, morën pjesë gjithsej 30 Shkolla Fillore të Mesme të Ulëta dhe 2 Shkolla të Mesme të Larta. Gjatë këtyre garave, nxënësit treguan aftësi të shkëlqyera sportive dhe shfaqën lojë të zjarrtë dhe emocionuese, ku edhe u arritën këto rezultate:
për Shkollat Fillore të Mesme të Ulëta
Kategoria e vajzave
Vendi i parë – SHFMU “Hasan Prishtina”, Llapushnik;
Vendi i dytë – SHFMU “Gani Sylaj”, Poklek;
Vendi i tretë – SHFMU “Xheladin Gashi”, Komoran;
Lojtarja më e mirë e garës, u shpall Blinera Fazliu nga SHFMU “Gani Sylaj”, Poklek; ndërsa
Mësimdhënësi më i suksesshëm, u shpall Sami Thaqi nga SHFMU “Hasan Prishtina”, Llapushnik.
Kategoria e Djemve
Vendi i parë – SHFMU “Hasan Prishtina”, Llapushnik;
Vendi i dytë – SHFMU “Rasim Kiçina”, Drenas;
Vendi i tretë – SHFMU ‘“Xheladin Gashi”, Komoran.
Lojtari më i mirë i garës, u shpall Orges Shala nga SHFMU “Hasan Prishtina’’, Llapushnik; ndërsa
Mësimdhënësi më i suksesshëm, u shpall Sami Thaqi nga SHFMU “Hasan Prishtina”, Llapushnik
Për Shkollat e Mesme të Larta
Kategoria e vajzave
Vendi i parë – SHML “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Drenas;
Vendi i dytë – IAAP “Fehmi Lladrovci’’, Drenas.
Lojtarja më e mire e garës, u shpall Rinesa Gashi nga SHML “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Drenas; ndërsa
Mësimdhënësi më i suksesshëm, u shpall Albert Gjoshi, nga SHML “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Drenas.
Kategoria e Djemve
Vendi i parë – IAAP “Fehmi Lladrovci”, Drenas;
Vendi i dytë – SHML “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Drenas.
Lojtari më i mirë i garës, u shpall Drenis Bajrami nga IAAP “Fehmi Lladrovci’’, Drenas; ndërsa
Mësimdhënësi më i suksesshëm, u shpall Gazmend Heta nga IAAP “Fehmi Lladrovci”,Drenas.
Pas përfundimit të garave, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, fituesve u ndanë medalje, kupa dhe mirënjohje për pjesëmarrjen dhe arritjet e tyre në hendboll.


