Mbahen dëgjimet buxhetore në bashkësinë e Dobroshecit, Tërstenikut dhe Baicës
Të mërkurën në ditën e dytë të ciklit të dëgjimeve buxhetore për të diskutuar Kornizën Afatmesme Buxhetore 2023-2025, janë mbajtur takime në bashkësinë lokale të Dobroshecit, Tërstenikut e Baicës.
Në këto dëgjime merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, nënkryetari Arben Shala, drejtor të drejtorive komunale, administrator të vendbanimeve dhe përfaqësues të lagjeve.
Pas marrjes së Qarkores së parë Buxhetore Nr.01-2023/01 të lëshuar nga Ministria e Financave, dëgjimi është mbajtur ne bashkësinë e Dobroshecit me banorë të fshatrave; Gradicë, Likoshan, Gllanasellë, Godanc, Dobroshec e Çikatovë e Vjetër, pastaj takimet kanë vazhduar edhe në bashkësinë e Tërstenikut me banorë të Tërstenikut I dhe II, Shtuticë, Vërboc e Polluzhë. Po ashtu dëgjimet buxhetore janë mbajtur edhe në bashkësinë e Baicës me banorë të fshatrave, Abri, Tërdec, Baicë, Krajkovë e Damanek.
Dëgjimet buxhetore janë mbajtur me këtë rend dite; informata e përgjithshme lidhur me buxhetin komunal 2023-2025, lista e investimeve kapitale dhe kërkesat e banorëve.
Synimet e Komunës së Drenasit në këto dëgjime buxhetore për planifikimin e buxhetit për vitet 2023-2025, janë që të shpalosin para qytetarëve procedurën e shpërndarjes së parasë publike, ndërsa nga qytetarët të marrin kërkesat e tyre për projektet që janë në interes të vendbanimeve ku ata jetojnë.
Të pranishmëve, i është shpërndarë materiali informues i linjave buxhetore dhe draft-lista e investimeve kapitale në vendbanimet e tyre, ndërsa të pranishmit kanë dhënë sugjerimet e tyre, kërkesat dhe projektet që janë me interes të përgjithshëm të kryhen në vitin e ardhshëm.
Të pranishmit në këto takime, bashkësinë lokale të Dobroshecit, Tërstenikut e Baicës, janë njoftuar se projektet për vitet e ardhshme nuk do të këtë vetëm nga draft-lista që kanë para vetës dhe propozimeve që ata japin, por edhe projektet të tjera nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Grantet e fituara të Komunës.
Ndryshe, buxheti i Komunës për vitin 2023 do të jetë mbi 17 milion, kurse për investime kapitale për realizimin e projekteve do të jenë afër 4 milion.
Dëgjimet buxhetore të do të vazhdojnë të mbahen edhe nesër (09.06.2022). Duke filluar nga ora 10:20 në shkollën e fshatit Arllat, “Abedin Bujupi” do të mbahet dëgjimi me banorët e fshatrave; Arllat, Llapushnik, Negroc, Vuçak dhe Gjurgjicë.
Në ora 13:45 në shkollën “Xheladin Gashi-Plaku” në Komoran do të mbahen dëgjimet me banorët e fshatrave; Komoran I, II, III dhe IV, Kizhnarekë, Nekoc, Fushticë e Ulët dhe e Epërme, Korroticë e Ulët dhe e Epërme, Zabel i Ulët dhe i Epërm dhe Sankoc.
Ndërsa po me këtë datë (09.06.2022) duke filluar nga ora 14:40 në shkollën “Rasim Kiçina” në Drenas do të mbahet dëgjimi buxhetor me banorët e Drenasit I, II dhe III, Poklek i Ri dhe i Vjetër, Vasilevë, Gllobar dhe Shtrubullovë.
Dëgjimet buxhetore për të diskutuar draft-Kornizën Afatmesme Buxhetore 2023-2025 janë në fillim të hartimit të këtij dokumenti, ndërsa gjatë muajit Gusht të këtij viti, do të mbahen edhe dëgjime të tjera për të diskutuar projektet që janë me interes të përgjithshëm për qytetarët, para se buxheti për vitin 2023 të miratohet në Kuvendin e Komunës.
Ju mirëpresim të jeni pjesë e dëgjimeve për planifikimin e buxhetit për vitin 2023 dhe projeksionit për vitet 2024-2025.






