Në Drenas u mbajt Manifestimi Letrar i nëntëmbëdhjetë me radhë, Sofra Poetike “Ymer Elshani” 2015, organizuar nga Drejtorati për Kulturë, Rini dhe Sport.
Në konkursin tradicional për poezi të shpallur në të përditshmet tona, konkuruan gjithsejt 30 krijues. Juria në përbërje nga Prof.Dr. Rifat Ismaili – Kryetar, Xhemë Binaku-anëtar dhe Shaqir Hasi-anëtar, lexuan krijimet e arritura dhe bashkarisht bënë përzgjedhjen e dhjetë krijimeve që bartën në vete efekte në forcën e
Nga ky numër i poezive të përzgjedhura, juria vendosi që të ndajë:
Çmimi i parë poezia “Një gjëmb dashurie ende më shpon” shifra Agim Ramadanin e pash ëndërr.
Çmimi i dytë poezia “Shiut i duhet dashuria” shifra Zemra me tri germa dhe
Çmimi i tretë poezia “Gurbeti” shifra Gurbeti
Ndërsa çmimi special iu nda shkrimtarit Prof.Dr. Adem Zejnullahu, poezia me titull “Monolog me poetin”.
Ndërsa mirënjohje dhe falenderime u ndanë Familjes së Ymer Elshanit.