Është Manifestimi i trembëdhjetë me radhë në organizimi të Drejtoratit për Kulturë,Rini dhe Sport dhe me përkrahjen materiale nga Komuna e Drenasit dhe Ministria e Kulturës gjegjësisht Departamenti i Kulturës së Kosovës.

Në konkursin tradicional për poezi të shpallur në dy të përditshmet tona konkurruan gjithësejt 68 krijues.Juria në përbërje Ibrahim Kadriu –Kryetar, Adem Zejnullahu dhe Xhemë Binaku anëtar,lexuan krijimet e arritura dhe me rastin e vlerësimit bashkërishtë konstatuan se një numër punimesh qëndrojnë larg normave estetike.Sidoqoftë nga ai numër i përgjithshëm,është arritur një përzgjedhje e atyre krijimeve që bartën në vete efekte në forcën e sensibilizimit estetik mes motiveve dhe të shtrirjes së atyre motiveve përmes gjuhës poetike me forcë metaforike.Poezitë e zgjedhura janë:
Ne dasmën e madhe,shifra,,Dasmori”;kënga e lirisë,shifra,,I këndoj lirisë”;dhembjet e nënës,shifra,,Dëbora”;U plakem duke qeshur,shifra,,Nora 2012”;dera e shtëpisë,shifra,,Malli”;libri,shifra,,F.G.”;shërimi im,shifra ,,Prometeu”;mërgimi,shifra,,57”;të pashë Janinë,shifra,,Aiiii” dhe kujtimi,shifra,,Princesha”.
Nga ky numër i poezive të zgjedhura,juria vendosi që me
– Çmimin e tretë të nderohet poezia,,Shoqet e mira”(me shifrën-shkolla);AVNI JASHARI
– Çmimin e dytë poezia ,,Shërimi im”(shifra-Prometeu”) JUSUF HYKAJ dhe
– Çmimi i parë poezia,,Dera e shtëpisë”(shifra-Malli).BERAT BAHTIU
– Ndërsa çmimi special iu dha shkrimtarit AVDI SHALËS.
U ndanë mirënjohje dhe falënderime për Familjet e shkrimtarëve të vdekur vite më parë si: Ymer Elshanit;Rifat Kukajt dhe Ilaz Prokshit,familjes Muqolli,Qamil Batallit dhe Ministrisë për Kulturë gjegjësisht Departamentit të Kulturës së Kosovës për