Lladrovci ngushëllon familjen Qorri për vdekjen e të riut Endrit Qorri
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me dhimbje ka pranuar lajmin tragjik për vdekjen e të riut, Endrit Qorri.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin tragjik për ndarjen nga jeta e të riut, Endrit Qorri. Në emrin tim dhe të komunës së Drenasit shpreh ngushëllime më të sinqerta familjes Qorri, shokëve dhe gjithë atyre që e kanë njohur”, është shprehur Lladrovci.
Ngushëllime familjes Qorri!
