Drejtoresha e Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Flutura Avdiu ka pritur në takim përfaqësuesin e USAID-it, Vigan Perani nga Programi për Qeverisje Ekonomike në Kosovë, ku është diskutuar për mbarëvajtjen e aktivitetit në vetëdijesimin e legalizimit të ndërtimeve pa leje.
Aktivitetet për legalizimin e ndërtimeve, kanë vazhduar me fokus të theksuar në informimin dhe vetëdijesimin e qytetarëve, me njësinë mobile të informimit-promovimit – me furgon të brenduar me monitorë LED në të dy anët i cili ka prezantuar video që sqarojnë kërkesat për aplikim për legalizim, i cili ka qarkulluar për 4 ditë në Komunë, nga të cilat 2 ditë në zonat kryesore më të populluara dhe 2 ditë të tjera në zona më periferike, përkatësisht në zona rurale. Në kuadër të informimit për legalizim është bërë edhe shpërndarja e fletëpalosjeve në zona dhe hapësira publike, në billborde, qytetarëve, në dyqane, në vend-ndalje të autobusëve dhe në vende të tjera më të frekuentuara.
Legalizo ndërtimin, mos e humb mundësinë!
Afati për aplikim është deri më 4 shtator 2021.
Apliko vetëm me 4 dokumente. Për më shumë informata, vizitoni: http://77.83.123.134:100/…/urb…/sektori-per-leje-ndertimi/