Lajmi i mirë për Drenasin, 14 anëtarët e familjes së testuar në Zabel të Ulët, janë negativ
Pas identifikimit të një qytetari si pozitiv me covid-19, nga fshati Zabel i Ulët, tërë familja është marr në testim.
Nga testimi rezulton se të gjithë, 14 anëtarët e familjes janë negativ.
Kryetari Lladrovci ka thënë se ky është një lajm shumë i mirë për Drenasin dhe ka ftuar qytetarët edhe më tej të respektojnë udhëzimet dhe rekomandimet e IKPSH-së, që kanë të bëjnë me parandalimin dhe luftimin e virusit covid-19.
Kujdes po, Panik Jo!