Aprovimi i buxhetit komunal të propozuar nga ana e Kryetarit të Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku, për vitet 2013-2015 është aprovuar nga Kuvendi Komunal në séancën e rregullt të mbajtur me datën 27.09.2012.
Buxheti komunal për vitin 2013 është aprovuar në shumë prej: 9.616.607, 00 euro, për vitin 2014 në shumë prej: 9.705.951, 00 euro dhe për vitin 2015 në shumë prej: 9.729.752, 00 euro.
Buxheti komunal për vitet në vijim do të jetë i financuar 89.60 % nga grantet qeveritare, ndërsa 10.40% nga të hyrat burimeve vetanake.
Shpërndarja e buxhetit është bërë në pesë (5) kategori kryesore ekonomike të shpenzimeve si dhe në trembëdhjetë (13) programe gjegjësisht Drejtorate-Zyre Komunale, dhe vlen të theksohet se ky buxhet është miratuar sipas performancës së programeve i bazuar në Udhëzimet e dhëna nga MF në dy qarkore buxhetore.