Aprovimi i buxhetit komunal të propozuar nga ana e Kryetarit të Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku, për vitet 2012-2014 është rishikuar, modifikuar dhe aprovuar nga Kuvendi Komunal në séancën e rregullt të mbajtur me datën 27.09.2011.
Buxheti komunal për vitin 2012 është aprovuar në shumë prej: 9.160.501, 00 euro, për vitin 2013 në shumë prej: 9.608.639, 00 euro dhe për vitin 2014 në shumë prej: 9.714.274, 00 euro.
Buxheti komunal për vitet në vijim do të jetë i financuar 91.22 % nga grantet qeveritare, ndërsa 8.78% nga të hyrat burimeve vetanake.
Shpërndarja e buxhetit është bërë në pesë (5) kategori kryesore ekonomike të shpenzimeve si dhe në trembëdhjetë (13) programe gjegjësisht Drejtorate-Zyre Komunale dhe vlen të theksohet se ky buxhet është miratuar sipas performancës së programeve i bazuar në Udhëzimet e dhëna nga MF në dy qarkore buxhetore.