Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 36.41 dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullorës së punës të Kuvendit të Komunës së Drenasit, Kryesuesi i Kuvendit ka thirrur Këshilltarët e Kuvendit që të marrin pjesë në seancën e rregullt të Kuvendit të Komunës së Drenasit, e cila do të mbahet më datën 10.07.2012, në Sallën e Kuvendit të Komunës së Drenasit, duke filluar në ora 10:00, me këtë:
Rend dite
1. Miratimi i Proces-verbalit të dt. 16.05.2012;
2. Miratimi i Proces-verbalit të dt. 31.05.2012;
3. Miratimi i Proces-verbalit të dt. 08.06.2012;
4. Propozim-vendim për plotësimin e vendimit nr. 1046 të datës 17.04.2000 të Këshillit Komunal për Familjen Ahmeti;
5. Propozim-vendim për formimin e Komisionit për emërtimin e rrugëve dhe vendeve tjera publike të Komunës së Drenasit;
6. Propozim-vendim për ridestinimin e mjeteve nga mjetet e mbetura të Projekteve Kapitale
7. Propozim-vendim për ndarjen e mjeteve për bashkëfinancim të projektit për ndërtimin e shtëpisë për skamnor.
8. Propozim-vendim për dhënjën e tokës në shfrytëzim të përhershëm për zyrën e punësimit në Drenas.