U mbajt seanca e rregullt e Kuvendit të Komunës së Drenasit, në Sallën e Kuvendit të Komunës së Drenasit, duke filluar në ora 10:00, të kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit, z. Naim Bazaj, me këtë:
Rend dite
1. Miratimi i Proces-verbalit të dt. 16.05.2012;
2. Miratimi i Proces-verbalit të dt. 31.05.2012;
3. Miratimi i Proces-verbalit të dt. 08.06.2012;
4. Propozim-vendim për plotësimin e vendimit nr. 1046 të datës 17.04.2000 të Këshillit Komunal për Familjen Ahmeti;
5. Propozim-vendim për formimin e Komisionit për emërtimin e rrugëve dhe vendeve tjera publike të Komunës së Drenasit;
6. Propozim rreth largimit të 85 punëtorëve nga puna në “Feronikel”;
7. Propozim-vendim për ndarjen e mjeteve për bashkëfinancim të projektit për ndërtimin e shtëpisë për skamnor;
8. Propozim-vendim për dhënjën e tokës në shfrytëzim të përhershëm për zyrën e punësimit në Drenas.