U mbajt seanca e rregullt e Kuvendit të Komunës së Drenasit, në Sallën e Kuvendit të Komunës së Drenasit, duke filluar në ora 14:00, të kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit, z. Naim Bazaj, me këtë:
Rend të ditës:
1. Miratimi i Proces-verbalit të dt. 16.05.2012;
2. Raport i përkohshëm i buxhetit komunal janar-qershor 2012;
3. Raport i punës i Kryetarit të Komunës për periudhën janar-qershor 2012
4. Miratimi i Projekt-Rregullores për përdorimin e automjeteve zyrtare të Komunës së Drenasit;
5. Miratimi i listës së kandidatëve për Komitete Konsultative.