U mbajt seanca e rregullt e Kuvendit të Komunës së Drenasit, në Sallën e Kuvendit të Komunës së Drenasit, duke filluar në ora 14:00, të kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit, z. Naim Bazaj, me këtë:
Rend dite:
1. Pyetje dhe përgjigje-30 min
2. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes së kaluar, i datës 27.09.2012;
3. Miratim i Propozim-Vendimit mbi dhënien në shfrytëzim të banesave sociale,
4. Miratim i Projekt-Rregullores për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2013,
5. Miratim i Propozim-Vendim për plotësim dhe ndryshim të Rregullores për caktimin e kritereve për ndarjen e subvencioneve dhe transfereve të datës 29.06.2011,
6. Miratim i Rregullores për taksa, tarifa, ngastra dhe gjoba komunale,
7. Miratim Propozim-vendim për ridestinimin e mjeteve nga mjetet e mbetura të Projekteve Kapitale.
8. Miratim i Propozim-vendimit për ridestinimin e mjeteve financiare.
Gjithashtu u propozuan dhe hynë në rend të dites edhe dy pika:
9. Formimi i Komisionit për dhënjen e një deklarate për lustracione, propozuar nga Fatmir Istogu, dhe
10. Formimi i Komisionit për verifikim të diplomave të punësuarëve në Arsim, Administratë etj. propozuar nga Elmi Thaqi.