U mbajt seanca e rregullt e Kuvendit të Komunës së Drenasit, në Sallën e Kuvendit të Komunës së Drenasit, duke filluar në ora 14:00, të kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit, z. Naim Bazaj, me këtë:
Rend dite:
1. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes së kaluar, i datës 30.10.2012;
2. Raporti financiar për periodën Janar-Shtator 2012,
3. Propozim Vendim për ndarjen e mjeteve financiare për Shoqatat e Dala nga Lufta e UÇK-së,
4. Propozim Vendim për formimin e Këshillit për Siguri në Bashkësi në Komunën e Drenasit.
Tri pikët e para të rendit të ditës u aprovuan unanimisht, ndërsa pika e katërt e rendit të ditës është shtyer për mbledhjen e radhës së Kuvendit të Komunës.