U mbajt seanca e rregullt e Kuvendit të Komunës së Drenasit, në Sallën e Kuvendit të Komunës së Drenasit, duke filluar në ora 10:00, të kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit, z. Naim Bazaj, me këtë:
Rend dite:
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar, i datës 30.11.2012;
2. Propozim -Vendimi për formimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi,
3. Projekt-Rregulloren për menaxhimin e mbeturinave në territorin e Komunës së Drenasit,
4. Projekt-Rregulloren për organizimin dhe bashkëpunimin e Komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane në territorin e Komunës së Drenasit,
5. Propozim-Vendim për formimin e Komitetit Konsultativ për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe fëmijëve,
6. Informatë për Drenasin e Ri dhe
7. Informatë për Lagjen e Dëshmorëve,
8. Propozim-Vendim për dhënien e tokës në shfrytëzim për zjarrfikës në Komoran,
9. Propozim-Vendim për dhënien e pronave komunale për biznes,
10. Propozim-Vendim për transferin e mjeteve për paga-meditje të buxhetit për vitin 2012,
11. Shqyrtimi i Rregullores për ndarjen e banesave (shkresa e Ministrisë).
Pikat: e gjashtë, e shtatë, e nëntë dhe e dhjetë e rendit të ditës janë shtyer për mbledhjen e radhës së Kuvendit të Komunës.
Gjithashtu pas seances u mbajt koktej me rastin e festave të fundvitit.