Komuna e Drenasit gjegjësisht Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik (DBZHE) vazhdon të mbështes fermerët në zhvillimin e sektorëve të ndryshme të bujqësisë. Këtë javë është realizuar projekti i ujitjes me sistemin pikë – pikë ku Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik ka pajisur me këtë sistem mbi 130 fermer kultivues të perim-kulturave në sera.
Sipas Drejtorit të Drejtorisë z. Skënder Hasi, aplikimi i sistemit të ujitjes pikë-pikë do të ju mundësojmë fermerëve një menaxhim më efektiv dhe ngritjen e rendimenteve dhe cilësinë se prodhimeve perimore në sera.
Komuna do të vazhdojë subvencionin e fermerëve në shumë sektorë të bujqësisë në zgjerimin e sipërfaqeve të hortikulturës dhe në ngritjen e kapaciteteve të tyre prodhuese.