Me një akademi përkujtimore, është shënuar 16 vjetori i Betejës së parë të Likoshanit dhe të Qyrezit. Në Akademinë përkujtimore merrnin pjesë Kryetari i Komunës së Drenasit, z.Nexhat Demaku, deputet nga Parlamenti i Kosovës, struktura udhëheqëse të Komunës së Skenderajt dhe të Drenasit, shoqata të dala nga lufta e UÇK-së, familjar të dëshmorëve, invalidëve, veteranëve dhe viktimave civile si dhe qytetarë.
Fillimisht për të shënuar këtë datë historike, Kryetari i Komunës së Drenasit, i shoqëruar me drejtor të Drejtorive, kanë bërë homazhe në varrezat e Likashanit, ndërsa me pas është mbajtur Akademia përkujtimore. Në këtë tubim përkujtimor, kryetari i Drenasit, z.Nexhat Demaku, tha se Beteja e Likashanit dhe Qyrezit është njëra nder betejat frontale midis njësitit të UÇK-së dhe policisë serbe. “Këtë ditë ranë ndër dëshmorët e parë të luftës së UÇK-së dhe rreth 20 martirë dhe mbetën të plagosur edhe disa ushtar. Nga ana tjetër armikut iu shkaktuan disa policë serbë të vrarë. E për këtë, okupatori u hakmor në popullatën civile lokale, duke u vërsulur jo vetëm me makinerinë vrastare tokësore, por organizoi edhe helikopterë”, ka thënë mes tjerash Demaku duke shtuar se Komuna duke bashkëndje për familjet e tyre, por përpiqet të përmbarojë obligimet ndaj të gjithë atyre që dhanë vulën e bejtes së parë frontale në Likashan e Qirez, prandaj Drenasi ka shpallur festë komunale 28 Shkurtin. Një historik të ngjarjes së 28 Shkurtit, e ka prezantuar Drejtori i Kulturës në Komunën e Skenderajt, z.Hajriz Koci i cili tha se lufta e UÇK-së është vetë lavdija e popullit të Kosovës që në themelet e saj sot Kosova ka shtetin e pacenueshëm. Kurse nënkryetari i Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, z.Smajl Elezi, tha se mbi themelet e sakrificës së popullit kosovar, shtet ndërtimi i Kosovës ka qenë i pakontestueshëm dhe se vula e ardhmërisë për Kosovën e lirë pikërisht ishte nisur në Likashan e Qirez. Në emër të familjarëve ka folur Xhevdet Ahmeti i cili tha se pas 16 vitesh ende nuk janë shëruar të gjitha plagët që i ka shkaktuar plagët regjimi serb kësaj popullate sepse paramilitarët frymojnë lirshëm pa marrë dënimin e merituar për krimet që kanë kryer mbi popullatën e pafajshme. Ne emër të familjarëve të dëshmorëve ka folur Ganimete Demaku-Gjeli. Për të përmbyllur këtë Akademi përkujtimore të 28 Shkurtit, Komuna e Drenasit dhe ajo e Skenderajt paraqitën një program kulturor-artistikë.