|
Më rastin e sulmit të dytë ndaj Jasharajve të Prekazit, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrvovci me bashkëpunëtorë komunal, kanë bërë homazhe dhe kanë vënë kurora me lule pranë kompleksit të Jasharajve në Prekaz.
|
|
Lladrovci me këtë rast ka thënë se me 22 Janar të vitit 1998, në sulmin e dytë të Jasharajve, u rikonfirmua vendosmëria e kësaj familje heroike se nuk do të zmbrapsën nga rruga për çlirimin e vendit.
Pas homazheve në kompleksin e Jasharajve, kryetari Lladrovci është pritur në zyre nga kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.
Më poshtë gjeni postimin e kryetarit Lladrovci në rrjetin social;
Sulmi i dytë ndaj Jasharajve, më 22 Janar 1998, nga pushteti kriminal serb, do të dështoj. Në këtë ditë, u rikonfirmua vendosmëria e kësaj Familjeje heroike se nuk do të zmbrapsën nga rruga e çlirimit.
Me homazhet e sotme, vendosjen e luleve pranë vendit ku prehet Komandanti legjendar, Adem Jashari dhe Familja heroike Jashari, shprehim nderimin e thellë e të sinqertë për jetën dhe veprën e tyre.
Nderim i përjetshëm për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e kombit!
Lavdi!
|