Kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim studentë të Drenasit, njëherit përfaqësues të studentëve në Parlamentin Studentor të Universitetit të Prishtinës.
Në këtë takim, studentët falënderuan kryetarin Lladrovci për përkrahjen dhe ndarjen e bursave për të gjithë që kanë plotësuar kriteret. Ndërsa, kryetari Lladrovci theksoi mbështetjen e përhershme për arsimin dhe studentët.
“Në këtë takim, theksova mbështetjen time të përhershme për arsimin, sepse rinia janë e tashmja dhe e ardhmja jonë, forca lëvizëse e zhvillimit të komunës tonë dhe e shtetit. Gjatë bashkëbisedimit, pranova vlerësime të mira për mbështetjen që ua kam ofruar përmes bursave, të cilat padyshim më bëjnë të ndihem mirë dhe të vazhdojë përkrahjen për studentët”, ka thënë Lladrovci.
Gjatë bashkëbisedimit, studentët paraqitën dy kërkesa, shtyrjen e hapjes së afatit të aplikimit për bursa komunale pasi janë shtyrë provimet për shkak të masave anti-covid, dhe arritjen e një memorandum bashkëpunimi për mundësimin e praktikës profesionale.
Kryetari Lladrovci u tha se do të shqyrtoj kërkesat e tyre, gjithmonë në frymën e mbështetjes dhe lehtësimit të kushteve për studiuar dhe krijuar praktika të mira.
