Kryetari Lladrovci viziton kuzhinën “Të Anna”, përgëzon gratë për angazhimin e tyre në fuqizimin ekonomik të gruas
Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci i shoqëruar nga bashkëshortja, Shemsije Lladrovci dhe stafi i tij, kanë vizituar të premten kuzhinën tradicionale “Të Anna” në Drenas. Kryetari Lladrovci ka përgëzuar gratë të cilat janë vetëpunësuar në këtë kuzhinë dhe ka shtuar se Komuna e Drenasit do të vazhdojë edhe me tutje në përkrahjen e grave në fuqizimin ekonomik të tyre.
E pranishme ishte edhe Drejtoresha e Qendrës për Promovimin dhe Mbrojtjen e Drejtave të Grave (QPDG), Kadire Tahiraj, e cila ka falënderuar kryetarin Lladrovci për përkrahjen e vazhdueshme që ka bërë Qendrës dhe përgjithësisht grave në fuqizimin e tyre ekonomik.
Në shenjë falënderimi, Drejtoresha e QPDG-së, Kadire Tahiraj ka ndarë mirënjohje kryetarit Lladrovci për përkushtimin e vazhdueshëm me motivacionin për zbatimin e barazisë gjinore, përkrahjen e grupeve të margjinalizuara dhe promovimin e Qendrës për Promovimin e Drejtave të Grave gjatë vitit 2022.
“QPDG është falënderuese ndaj kryetarit Lladrovci për vizitën dhe kontributin e tij të vazhdueshëm ndaj organizatës dhe grave anëtare të qendrës tonë, QPDG-ja në vazhdimësi të shtrirjes së aktiviteteve të saj është mbështetur nga Komuna e Drenasit në forma të shumta, duke ofruar mbështetje për anëtaret, grave të mbijetuara të luftës së fundit në vendin tonë”, ka thënë drejtoresha Tahiraj.

